Menu Schließen

Festa me Korin në Willisau 23.06.2022

Mbrëmjen e djeshme, në vigjiljen e Zemrës së Krishtit dhe të Shën Gjonit, së bashku me disa nga pjesëtarët e Korit në Willisau, pas përfundimit të provave të këngëve, qëndruam së bashku për të festuar e për të falënderuar njëri tjetrin. Për ushqimet e mira dhe pijet e freskëta i falënderojmë të pranishmit të cilët me shumë dashuri kishin gatuar që mbrëmja dhe festa të ishte sa më e këndshme.

Misioni ynë në Luzern ka katër kore (Luzern, Willisau, Goldau dhe Zug) anëtarët e të cilëve me pjesëmarrjen dhe zërin e tyre të bukur e bëjnë edhe më madhështore Meshën e shenjtë.

Faleminderit të gjithë anëtarëve të koreve tona!