Misioni ynë vepron sipas një agjende të pasur me aktivitete të shumta shpirtërore, kulturore dhe argëtuese. E bukura e Bashkësisë tonë janë njerëzit apo besimtarët që e përbëjnë atë. Kjo bëhet edhe më e bukur kur secili, në mundësinë dhe aftësinë e vetë, mundohet të japë kontributin personal apo familjar në propozimet e shumta që ne ofrojmë.
Të shtunën e kaluar, me 25 qershor, të gjitha grupet që e përbëjnë Misionin tonë në Luzern, pra Ministrantët, Kori i Fëmijëve dhe i të Rriturve, Këshilltarët, Lexuesit, ndarësit e Kungimit, Forumi i Grave, Redaksia e Revistës etj., ishin të ftuar në shëtitjen tonë të përbashkët. Kjo ishte një mundësi e mirë për të qëndruar me njëri-tjetrin, për të falënderuar Zotin dhe për tu kënaqur me argëtime të shumta dhe ushqime të shijshme.