Menu Schließen

BEKIMI I FËMIJËVE PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 21.08.2022

Pasi që në kantonin e Luzernit nesër fillon viti i ri shkollor për vitin 2022/2023, në Misionin tonë, në të dy Meshë (Goldau dhe Sursee) është bërë lutje e veçantë dhe bekimi i fëmijëve të pranishëm.

Gëzimi i fëmijëve vërehej në fytyrat e tyre që të shoqëruar nga prindërit morën bekimin dhe urimin për një vit të mirë dhe të suksesshëm shkollor.

Edhe të dielën e ardhshme, në Zug, në Emmenbrücke dhe në Menznau do të bëhet bekimi i fëmijëve.

Zoti i bekoftë fëmijët dhe familjet tona!