Të shtunën, në Luzern, në ora 19:00, kemi pasur mbledhjen e radhës me Këshillin e Misionit tonë. Fillimisht u bë leximi dhe nënshkrimi i protokollit të mbledhjes së kaluar dhe vetëm pastaj vazhduam me temat e parapara. Temë kryesore ishte organizimi i festës së 30-të Vjetorit të Misionit tonë në Luzern, që do të jetë me 22 dhe 23 tetor të këtij viti.
Një falënderim i veçantë për të gjithë Këshilltarët dhe Këshilltaret e Misionit, si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët tanë!