Menu Schließen

Festa e Shën Nikollës në Misionin tonë 08.12.2022

Festat e dhjetorit janë të veçanta për vetë faktin se kremtohen në kohë vjetore të veçantë por sidomos sepse kujtojmë dhe kremtojmë ngjarje vërtetë të bukura që kanë lënë shenja të pashlyeshme në historinë e njerëzimit.

Në fillimin e kohës së Ardhjes, kalendari kishtarë kremton festën e Shën Nikollës, një festë kjo shumë e dashur për fëmijët dhe e pranueshme edhe nga bota laike dhe nga ajo jo e krishterë. Menjëherë pas kalendari shënon festën e Zojës së Papërlyer, e njohur në popull si Motra e Shën Nikollës, pikërisht për arsye se bie afër festës së Shën Nikollës por edhe për faktin se ky shenjt mendohet të ketë pasur një nderim dhe dashuri të madhe për Zojën e Bekuar.

Edhe në Misionin tonë këto festa shënohen me aktivitete të ndryshme shpirtërore dhe kulturore. Natën e Shën Nikollës kishim Meshën e shenjte, po ashtu edhe ditën e festës. Ndërsa, me 8 shtator, në praninë e një numri të madh fëmijësh dhe prindërve të tyre, kremtuam Meshën e shenjtë dhe pas Meshe kishim edhe programin argëtues dhe ndarjen e dhuratave për fëmijët.

Ishin vërtetë çaste të bukuar për fëmijët dhe për gjithë të pranishmit.