Menu Schließen

AKTIVITET BAMIRËSIE 10.12.2022

Forumi i Grave të Misionit tonë në Luzern, në bashkëpunim me Motrat e nderit janë bashkuar në ambientet e qendrës tonë në Luzern dhe bashkërisht kanë përgatitur pakon e ëmbëlsirave të cilat do të shitën, dhe paratë e grumbulluara do të dedikohen për të varfër dhe të sëmurë.

Këto përvoja janë vërtetë të veçanta, jo vetëm për faktin se ato investojnë kohë, punë dhe gjëra materiale, por, më tepër për arsye se kështu mund të qëndrojnë së bashku, të bisedojnë dhe të kënaqen në praninë e njëra tjetrës.