Menu Schließen

NDEJE E PËRBASHKËT 29.01.2023

Të dielën, me 29 janar, pas Meshës në Emmenbrücke, në ora 16:00, grupi i Korit të Willisaut me rrethinë, kishe organizuar një darkë të përbashkët në ambientet e bukura të qendrës famullitare të këtij qyteti.

Përveç ushqimeve të mira dhe shumë të shijshme, ishte një atmosferë e mirë miqësore.

Takimet e tilla na ndihmojnë të përafrohemi edhe më tepër me njëri tjetrin, të shkëmbejmë mendime dhe të marrim vendime për një funksionim edhe më të frytshëm të aktiviteteve tona baritore.