Në mbrëmjen e 11-të shkurtit, në Kishën e Misionit tonë në Luzern, me përshpirtëri dhe solemnitet të madh u festua Zoja e Lurdit.
Në këtë Meshë u bë pagëzimi i një vajze nga Tirana; u nda sakramenti i vojimit për të sëmurt dhe për ata që dëshiruan; u bë proçesioni me truporën e Zojës së Lurdit dhe pas Meshe, familjet nga Stublla ofruan aperon për të gjithë të pranishmit.
Zoja e Lurdit ndërmjetësoftë për familjet tona!