Menu Schließen

TAKIMI ME KËSHILLIN E MISIONIT 17.02.2023

Të premtën e kaluar, më 17-të shkurt, kishim mbledhjën e radhës me Këshillin e Misionit tonë në Luzern.

Në ora 19:00 kishim darkën e përbashkët dhe menjëher pas vazhduam me programin e paraparë të mbledhjes.

Fillimisht u lexua protokolli i mbledhjes së fundit, pastaj shqyrtuam dhe diskutuam mbi tema që ndërlidhen me aktivitetet dhe jetën e Misionit tonë.

Pas një reflektimi retrospektivë mbi organizimin dhe ecurinë e festës së 30-të vjetorit të Misionit në Luzern, u bisedua mbi kohën e Kreshmeve dhe përgatitjen për Pashkë; mbi shtegtimet në Lourdes dhe Jerusalem; mbi revistën Misioni ynë dhe grumbullimin e adresave, si dhe mbi tema të ndryshme.