Misioni ynë në Luzern, qysh vitin e kaluar, e kishte vendosur 18-të shkurtin në axhendë, si një ditë në të cilën do të ftoheshin edhe gratë e dy Misioneve tjera në Zvicër për tu lutur, medituar dhe festuar së bashku. Kështu edhe ndodhi!
Ishte vërtetë një përvojë e bukur dhe shumë e këndshme për të gjitha.
Takimi, meditimi, lutja, kremtimi i Meshës, mëngjesi dhe dreka e përbashkët, argëtimi, muzika dhe ndeja e përbashkët i dhanë shije dhe bukuri një dite që veç ishte e ndriçuar dhe e zbukuruar nga rrezet e diellit që vinin prej së larti.
Falënderimi i takon Hyjit dhe të gjithë atyre që mendojnë, punojnë dhe investojnë për takime dhe festa të tilla.
Zoti i bekoftë të gjitha gratë dhe nënat e Misioneve tona!