Udha e Kryqes është njëra ndër përvojat më të bukura në të cilën besimtarët marrin pjesë me një nderim dhe përshpirtëri të thellë.
Leximi, meditimi, lutja dhe kundrimi mbi 14-të ndalesat e mundimit dhe vdekjes së Krishtit, është një mundësi e mirë për të ripërtërirë besimin dhe dashurinë tonë në Hyjin, po ashtu edhe një nxitje për t’i përngjarë më tepër Veronikës dhe Simonit nga Cireni në vepra mirësie dhe bamirësie, të bindur se duke e ndihmuar të afërmin, e kemi ndihmuar vetë Krishtin.
Në Misionin tonë, dita e premte e kohës së kreshmëve, është një mundësi e mirë që në mbrëmje të takohemi në Kishë për ta lutur rruzaren e Zojës, Udhën e Kryqes dhe Meshën e shenjtë.
Prania e madhe e besimtarëve është dëshmi e një dashuria po ashtu të madhe që populli ynë ka për Hyjin dhe për Kishën.
Zoti e bekoftë popullin tonë!