Pas kremtimeve të bukura dhe të pasura shpirtërore të festës së Pashkëve, grupi i të rinjve të Ansamblit “Shqiponja” të Misionit tonë, ka organizuar festën familjare. Ishte një mbrëmje e bukur, e këndshme dhe shumë e miqësore. Për muzikën dhe disponimin e të pranishmëve u përkujdesua këngëtari Dodë Kalaj me grupin e tij.
Të rinjtë e Ansamblit, përveç shërbimit dhe organizimit dinjitoz të festës, ata përformuan me valle të bukura shqiptare të cilat ngjallën emocione gëzimi të të pranishmit. Është për tu theksuar se anëtarët e këtij Ansambli, edhe pse, pothuajse të gjithë, të lindur dhe të rritur në Zvicër, kanë në zemër dhe në mendje të tyre një vetëdije të lartë kombëtare dhe një dashuri të thellë për vlerat dhe traditat tona të lashta shqiptare, të cilat kanë vendosur t’i kultivojnë dhe t’i dëshmojnë përmes artit të këngës dhe valles.
Ansamblit të sapo krijuar, që tashmë numëron 43 anëtarë, i dëshirojmë mbarësi dhe shumë suksese në ecjen dhe paraqitjen e tyre.
Të gjithëve, gëzuar e me shëndet Pashkët!