Menu Schließen

MESHË E PËRBASHKËT NË DAGMERSELLEN 24.04.2023

Dje, në të dielën e tretë të Pashkëve, në kishën famullitare në Dagmersellen është kremtuar Meshë e përbashkët mes nesh dhe zvicëranëve të kësaj famullie. Meshën e ka udhëhequr, në gjuhën shqipe dhe gjermane, don Anton Uka.

Në fillim te Meshës, Katharina Jost, në cilësinë e nikoqires, bëri përshëndetjen duke u shprehur falënderuese për këtë përvojë të bukur të përbashkët dhe urojë që kjo të vazhdoi edhe në të ardhmën. Po ashtu edhe don Antoni falënderojë përfaqësuesit e kësaj famullie dhe gjithë të pranishmit, duke theksuar se përvojat e tilla duhet promovuar edhe më tepër, për faktin se të gjithë i takojmë një Hyji të vetëm, edhe pse vijmë dhe jemi pjesë e kulturave dhe gjuhëve të ndryshme.

Kori i Misionit tonë, në krye me m. Mrika, bëri një këndim shumë të mirë dhe paraqitje dinjitoze, për çka edhe u vlerësua lartë nga të pranishmit.

Për të gjitha këto falënderimi i takon Hyjit dhe njëri-tjetrit!

📷: Gaspër Merturi