Pas festave dhe pushimeve të Pashkëve, të rinjtë dhe të rejat e Ansamblit «Shqiponja», të motivuar dhe të gëzuar, ribashkohen për të vazhduar me ushtrime të tyre të rregullta.
Ky grup tashmë numëron 50 anëtarë, dhe tani për tani, për arsye praktike, nuk do të pranojë më anëtarë të rinj. I gjithë grupi është duke vazhduar me një ritëm të mirë dhe gjithnjë e më tepër vërehet rritja dhe profesionalizmi i tyre artistik.
Këtij grupi të Misionit tonë i urojmë suksese, duke i ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme, në mënyrë që miqësia mes tyre dhe arritja e qëllimeve të Ansamblit të shkojë duke u përforcuar gjithnjë e më shumë.
Zoti ju bekoftë!