Menu Schließen

DARKA E BAMIRËSISË PËR KATEDRALEN NË PRISHTINË 3.6.2023

Misionet Katolike Shqiptare në Zvicër kanë organizuar Darkë Bamirësie për ndërtimin e kampanjelit të dytë të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Në këtë darkë ishin të pranishë rreth 150 persona, të cilët kishin ardhur pët të mbështetur këtë iniciativë.

Hapjen e mbrëmjes e bëri misionari ynë, don Anton Uka, i cili në emër të tri Misioneve në Zvicër përshëndeti dhe falenderojë të pranishmit.

Në këtë darkë ishte i pranishëm edhe ipeshkvi i Kosovës, mons. Dodë Gjergji, i cili falënderojë dhe nxiti të pranishmit që të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti.

Mbrëmja kishte po ashtu edhe sfond kulturor dhe artistik, të përgatitur nga Misioni në Aarau, që përmes fjalimeve dhe këngëve të bukura shqiptare dhe shërbimit me ushqime të shijshme, kaluam vertetë qaste të bukura.

Thirrja për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për ndërtimin e kampanjelit mbetet ende e hapur, prandaj edhe ju ftojmë që të ndihmoni.