Sot, në Kishën famullitare në Willisau, kemi kremtuar Meshën e shenjtë dhe pas Meshe kishim proçesionin me të Shenjtnueshmin Sakrament nëpër rrugët e bukura të qytetit të Willisaut.
Ishte bukur dhe kënaqësi, që së bashku me zviceranët, të kremtojmë këtë festë të madhe dhe të falënderojmë Zotin për praninë e Tij të gjallë në jetën tonë.
Pas Meshe kishim edhe aperon e përbashkët ku vëllazërisht qëndruam dhe festuam së bashku.
: Gaspër Merturi