Menu Schließen

GJURMËVE TË RRËNJËVE TONA 17.6.2023

Misioni ynë së bashku me Shoqatën Humanitare Nënë Tereza në Luzern ka organizuar një mbrëmje kulturore kushtuar arbëreshëve si model dhe frymëzim për ruajtjen e identitetit. Në këtë Mbrëmje morën pjesë personalitete të fushës kulturore dhe asaj artistike.

Pas këndimit të hymnit të At Gjergj Fishtës, nga kori i Misionit tonë, kryetari i Shoqatës Humanitare Nënë Tereza, z. Ndue Zalli bëri hapjen e programit duke përshëndetur të gjithë të pranishmit.

I ftuar special ishte profesori i mirënjohur dr. Blerim Latifi i cili si gjithmonë përçojë një mesazh të qartë për ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë tonë kulturore.

Mes intervaleve ishim të shoqëruar më këngë të bukura shqiptare, të përgatitura nga Ermira Lefort dhe Enkelejda Basha, të cilat zgjuan emocione të veçanta tek të pranishmit në sallë.

Në këtë mbrëmje u bë edhe promovimi i librit «Arbëreshët – fotosintezë e shpirtit tim», i autorit Rexhep Rifati, për të cilin foli z. Bardhec Berisha dhe albanologja Ornella Radovicka.

Mbi idenë dhe arsyen e kësaj mbrëmje kulturore foli don Anton Uka, njëherish edhe nikoqir i cili në përfundim të kësaj mbrëmje falënderojë personat të cilët ndihmuan në organizimin dhe realizimin e kësaj feste.

Në këtë mbrëmje po ashtu morën pjesë edhe tre piktor: Marigona Toma, Kristina Martini-Komani dhe Arsim Berisha, të cilët bënë ekspozimin e pikturave të tyre.

Rinia jonë e mrekullueshme e Ansamblit tonë Shqiponja si dhe personeli i kuzhinës Kastriot dhe Vera Frrokaj ishin angazhuar në përgatitjen dhe shërbimin e udhqimeve të mira dhe të shijshme.

Moderimin e mbrëmjes, me profesionalizëm dhe sens humori, e bëri Ramadan Morina.

Për të gjitha e falënderojmë Zotin dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë.