Misioni ynë vepron sipas një agjende të pasur me aktivitete të shumta shpirtërore, kulturore dhe argëtuese. E bukura e Bashkësisë tonë janë njerëzit apo besimtarët që e përbëjnë atë. Kjo bëhet edhe më e bukur kur secili, në mundësinë dhe aftësinë e vetë, mundohet të japë kontributin personal apo familjar në propozimet e shumta që ne ofrojmë.
Të enjten, më 29 qershor, kishim festën me grupin e të rinjve. Të premten, më 30 qershor, me stafin e Forumit të Grave, ndërsa dje, më 1 korrik, me disa nga bashkëpunëtorët tanë të shumtë kemi bërë një shëtitje në Sursee dhe aty kemi kaluar qaste të bukura së bashku. Edhe kjo ishte një mundësi e mirë për të qëndruar me njëri-tjetrin, për të falënderuar Zotin dhe për tu kënaqur me argëtime të shumta dhe ushqime të shijshme.
Me bekimin e Zotit udhëtofshi e kalofshi mirë kudo që shkoni në pushime!