Menu Schließen

MBLEDHJE ME ANËTARËT E KORIT 17.11.2023

Mbrëmjen e djeshme, me 17 nëntor, pas provave të rregullta me korin e Misionit tonë në Luzern, patëm një mbledhje në të cilën biseduam dhe shkëmbyem ide mbi disa gjëra dhe aktivitete që ndërlidhen drejtpërdrejt me korin dhe aktivitetin e tij.

Në këtë mbledhje u bë edhe përzgjedhja e kryetarit të korit, që vetë anëtarët propozuan disa kandidat, dhe pastaj me votë të lirë përzgjodhën për kryetar, me mandat tre vjeçar, Flora Rosaj dhe Valentina Prenrecaj.

Florës dhe Valentinës i urojmë detyrën e re dhe njëkohësisht i falënderojmë për gatishmërinë e tyre për të marrë përsipër punët dhe angazhimet që ndërlidhen me detyrën e tyre. Në këtë mbledhje, po ashtu, u bë edhe paraqitja e 7 anëtareve të rinj të Korit, ju dëshiruam mirëseardhje dhe i falënderuam për gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e korit të Misionit tonë.

Kori është njëri ndër grupet themelore të Misionit tonë, për çka e falënderojmë secilin anëtarë dhe lusim Zotin që të kenë gjithmonë hire dhe bekime në jetën dhe familjen e tyre.