Menu Schließen

“Rrnoftë Krishti mbret, rrnoftë Shqipnia” 26.11.2023

Sot, në Misionin tonë në Luzern, festa e Krishtit mbret dhe ajo e Flamurit tonë kombëtar u kremtua me përshpirtëri dhe me solemnitet të madh.

Duke falënderuar fëmijët, të rinjtë dhe të rejat e Ansamblit Shqiponja, Korin e Misionit, këngëtarin Valon Islamaj dhe shumë persona tjerë që ndihmuan në organizimin e kësaj feste, Mesha e shenjtë, e kremtuar në Emmenbrücke u dhurojë të pranishmëve emocione gëzimi dhe falënderimi për kulturën, fenë dhe traditën tonë të lashtë dymijë-vjeçare.

Në predikimin e këtij rasti, Don Antoni u ndal në pjesën e sotme të Ungjillit, duke nënvizuar se dashuria për Zotin kalon përmes dashurisë për të tjerët, si dhe përmes dashurisë për historinë, kulturën, traditën, gjuhën dhe simbolet kombëtare, që të parët tanë ju qëndruan gjithmonë besnik, deri në vdekjen, duke dëshmuar: “Rrnoftë Krishti Mbret, rrnoftë Shqipëria”. Po ashtu u theksua se ekzistenca e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern ekziston pikërisht për arsye të lutjes dhe kryerjes së shërbesave fetare në gjuhën shqipe, dhe për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe traditës tonë edhe këtu në Zvicër. Prandaj, don Antoni ftojë të pranishmit që bashkërisht të punojmë dhe të veprojmë në këtë drejtim.

Zoti e bekoftë popullin tonë!