Aktivitet bamirësie për KrishtlindjeMbrëmjen e djeshme, më 4 dhjetor, grupi i Grave është bashkuar në Mision për të përgatitur biskotat e Krishtlindjes të cilat do të shiten dhe paret e fituara do të dhurohen për familjet të cilat kanë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tonë.
Është vërtetë kënaqësia kur shumë gra gatuajnë në shtëpitë e tyre me qëllim dhe dëshirë që të ndihmojnë ata të cilët kanë nevojë. Kjo është një dëshmi e madhe se ne nuk mendojmë dhe nuk jetojmë vetëm për vete.
Forumi i Grave së bashku me Motrat e nderit, dy herë në vit, pra para Krishtlindjes dhe para Pashkëve, bëjnë këtë aktivitet bamirësie për çka i falënderojmë shumë.