Sikur vitin e kaluar, edhe këtë vi gjatë kohës së Kreshmëve jemi të ftuar të kemi një kujdes të veçantë për të gjithë ata që për arsye të ndryshme personale dhe shoqërore, ndoshta, janë me më pak fat se ne.
Dje, me 24 shkurt, Misioni ynë, kishte organizuar një aktivitet bamirësie për prerjen e flokëve. Kësaj thirrje ju përgjigjen 6 persona që merren me këtë profesion dhe një numër i mirë i besimtarëve tanë që erdhën dhe kontribuuan për këtë qëllim. Mbramjen e filluam me një darkë të përbashkët me ata që u angazhuan në prerjen e flokëve. Të gjithë patem mundësi të qëndrojmë së bashku duke biseduar, luajtur dhe u shërbyer me ndonjë pije. Si gjithmonë, fëmijët ju gëzohen më së shumti këtyre takimeve.
Nga ky aktivitet grumbulluam 1152 franga dhe 100 euro.E falënderojmë shumë Henrik Lushi, Anita Rosaj, Albion Kamberi, Teuta Tetaj, Liridon Tetaj dhe Liridonen për punën e tyre të bërë me profesionalizëm, si dhe të gjithë ata që erdhën dhe ju përgjigjën kësaj thirrje.
Zoti e bekoftë Misionin tonë!