Edhe këtë vit turneu i shahut u mbajt në Misionin tonë në Luzern me shumë sukses. Morën pjesë 46 shahistë të moshave dhe kombësive të ndryshme.
Organizimi, falë Gazmend Dedajt në bashkëpunim me Zef Ramaj, Albert Nikolla, Avgustin Ramaj, Driton Tomaj, Samuel Bekaj, Eduard Dedaj, Vilson Gjoni e të tjerë, ishte i një standardi të shkëlqyer dhe pjesëmarrësit ishin shumë të kënaqur.
Para se të vendosej shorti, mbrëmja u bë edhe më e këndshme nga prezantimi i një grupi të rinjsh të Ansamblit tonë “Shqiponja”, të cilët interpretuan në skenë vallet tona tradicionale shqiptare.
Pas 9 ndeshjesh për secilin u shpallën fituesit: vendi i parë Murtez Ondoshi; vendi i dytë Agim Agushi; vendi i tretë Gjon Gojani. Konkurrenca ishte vërtet e madhe dhe shumë e respektueshme. Çmimet për tre vendet e para u sponsorizuan nga: Masar Bajraj, Ilir Fanaj dhe Kelemnd Shtufi; ndërsa çmimi për fituesin më të vjetër dhe më të riun në garë u sponsorizua nga Gegë Dedaj.
Falë personave të gatshëm për organizim dhe shërbim, si dhe sponsorëve, në këtë turne u mblodhën 2027 franga dhe 16 euro, të cilat do të dhurohen për bamirësi.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!