Dje, më 31 maj, në shenjtëroren e vogël të Luthern Bad, me lutjen e Rruzares dhe kremtimin e Meshës së shenjtë mbyllëm muajin maj, duke falënderuar Zotin dhe duke kërkuar ndërmjetësimin e Virgjëres Mari për paqen në botë dhe në familjet tona.
Edhe pse moti ishte i ftohtë dhe me shi, nuk na pengoi të shprehnim në këtë mënyrë dashurinë tonë për Zojën e Bekuar dhe për Meshën e shenjtë.
Zoja e bekuar, lutu për ne!
Foto dhe video: Nue Tuqi