Menu Schließen

TË MARTET KUSHTUAR SHNA NOUT 11.06.2024

Mbrëmjen e sotme, 11 qershor 2024, në prani të madhe besimtarësh ka përfunduar e marta e trembëdhjetë kushtuar shenjtit të shumë mrekullive, Antonit të Padovës.

Rruzarja kushtuar Virgjëres Mari, mesha e shenjtë, meditimi, sakramenti i rrëfimit dhe bekimi i fëmijëve i kanë bërë këto të marta të veçanta dhe shumë të pasura për jetën tonë shpirtërore.

Të enjten e 13 qershorit, në të njëjtën frymë, do të mblidhemi në qendrën tonë në Luzern, për të festuar festën e Shna Nout.

Fotot: Kastriot Frrokaj