Falenderojmë spitalin në Stans, në veçanti Shtjefën Spaqin, për dhurimin e shtretërve të shumtë elektrikë për të sëmurë, të cilët i dhuruan sot Misionit tonë në Luzern.
Këta shtretër dhe pajisje të tjera mjekësore ne do t’i dërgojmë në disa ambulanca në Kosovë.
Edhe ky kujdes për nevojat e vendit tonë quhet dhe realisht është dashuri për Kosovën.
Zoti i bekoftë bamirësit tanë!