Menu Schließen

Shtegtim: Bruder Klaus 07.09.2024

Sot, më 7 shtator 2024, një grup besimtarësh, rreth 30 persona, u nisën këmbë nga qendra e Misionit në Luzern, për në Flüeli Ranf, drejt shenjtërores së Bruder Klaus.

Ishte një përvojë vërtet e bukur dhe shumë e këndshme. Gjatë shtegtimit, përveç lutjeve dhe këngëve shpirtërore, patëm rastin të ndajmë me njëri-tjetrin gëzimet dhe vështirësitë e jetës.

Në gjysmë të rrugës, në Hergiswil, Pjetër dhe Merita Prenrecaj na pritën me pije të freskëta dhe ushqime të mira, për të cilat i falënderojmë nga zemra.

Pasi arritëm në shenjtëroren e Bruder Klaus, kremtuam Meshën e shenjtë dhe menjëherë pas meshës hëngrëm drekën e përbashkët të ofruar nga Misioni ynë.

Falenderojmë Misionin që na bashkon vazhdimisht në organizime të shumta shpirtërore dhe kulturore. Ndërsa për këtë udhëtim falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti Leonard Demajn, i cili këtë vit kishte përgjegjësinë e udhëheqjes së grupit.

Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe për shumë mote Zoja e Merturit!

📷 Nue Tuqi