Menu Schließen

Ping Pong – Turnir Humanitar 9.11.2024

Mbrëmë më 9 nëntor 2024 me sukses u zhvillua turneu i pingpongut. Morën pjesë 40 garues të moshave të ndryshme, shumë erdhën për të parë dhe për të kaluar një mbrëmje së bashku në Mision.

Organizimi, falë Leonard Komanit, Armend Imerit, Valon Nushit, Albert Nikollës, Avgustin Ramës, Gazmend Dedajt dhe Zef Ramës e shumë të tjerëve që u përfshinë në këtë turne, ishte i një niveli të shkëlqyer dhe pjesëmarrësit ishin shumë të kënaqur. Në fillim të mbrëmjes të pranishmit e uruan Don Antonin për ditëlindjen e tij të 45-të duke kënduar dhe duke u shërbyer me nga një gotë verë.

Pas shumë ndeshjesh u shpallën fituesit: vendi i parë Betim Biba, vendi i dytë Mesur Mehmeti, vendi i tretë Fanol Nushi. Tre të klasifikuarve më të mirë iu dha një çmim simbolik

.Falë njerëzve të gatshëm për të organizuar dhe shërbyer, si dhe falë pjesëmarrësve në lojë dhe në këtë mbrëmje sportive e miqësore, në këtë turne u mblodhën 1630 franga dhe 60 euro, të cilat do të dhurohen për bamirësi.

Falënderojmë të gjithë ata njerëz që na ndihmuan të organizojmë dhe krijojmë një turne dhe mbrëmje kaq miqësore si ajo e djeshmja.

Zoti e bekoftë rininë tonë!

Foto: Nue Tuqi dhe Gaspër Merturi