Menu Schließen

AKTIVITET BAMIRËSIE – PRERJA E FLOKËVE 15.03.2025

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit gjatë Kreshmëve jemi të ftuar të kujdesemi në mënyrë veçantë për të gjithë ata që për arsye të ndryshme personale dhe sociale janë ndoshta më pak me fat se ne dhe për këtë arsye kanë nevojë për ndihmën tonë.

Dje, më 15 mars, Misioni ynë organizoi aktivitetin e bamirësisë: Prerja e flokëve 2025. Kësaj thirrjeje iu përgjigjën 4 persona që punojnë në këtë profesion dhe një numër i mirë besimtarësh tanë që erdhën dhe kontribuan në këtë kauzë. Gjatë mbrëmjes patëm mundësinë të kalonim kohë së bashku, të bisedonim, të luanim lojëra duke u shërbyer me ushqime dhe pije. Si gjithmonë, janë fëmijët ata që i vlerësojnë më shumë këto takime.

Nga ky aktivitet kemi mbledhur 1629 franga dhe 40 euro, nga të cilat 400 franga janë dhuruar nga Astrit Sadiku, të cilin e falënderojmë nga zemra.

Një falënderim i përzemërt shkon për Arbnora Kocin, Anita Rosaj, Teuta Tetaj dhe Liridona Gjidodën për punën e tyre profesionale, si dhe për të gjithë ata që erdhën dhe iu përgjigjën këtij aktiviteti.

Zoti e bekoftë Misionin tonë!