Eukaristia e Shenjtë – Sakramenti i dashurisë
Sakramenti i dashurisë: Eukaristia e Shenjtë është dhuratë e vetëflijimit të Jezu Krishtit, me të cilën ai na zbulon dashurinë e pafund të Hyjit ndaj çdo njeriu. Në këtë Sakrament të mrekullueshëm tregohet dashuria «më e madhe» që e shtyn atë «ta japë jetën e vet për miqtë e vet» (krhs. Gjn 15,13). Jezusi me të vërtetë i donte të vetët «deri në pikën e fundit» (Gjn 13,1). Me këtë formulim ungjilltari na udhëzon në gjestin e përvujtërisë së pafund që ka bërë Jezusi: Para se të vdiste në kryq për ne, i rrethuar me një peshqir, ua lau këmbët nxënësve të vet. Në të njëjtën mënyrë Jezusi vazhdon të na dojë edhe neve në sakramentin eukaristik «deri në plotëni» deri në sakrificën e korpit dhe të gjakut të tij. Çfarë çudie duhet t’i ketë kapluar zemrat e apostujve përballë gjesteve dhe fjalëve të Zotërisë gjatë asaj darke! Çfarë çudie duhet të shkaktojë misteri eukaristik në zemrën tonë!
Letra apostolike passinodale, Sacramentum caritatis
e Shenjtërisë së Tij, Papa Benedikti XVI